Nuk përbën më lajm festimi i 10 vjetorit të biznesit të Amit, dhe e theksuam faktin se emrat më të njohur shqiptarë, mund t’i gjeje bashkë mbrëmjen e djeshme, pikërisht në këtë event. Por, si çdo organizim tjetër, surpriza vijnë edhe nga post-celebrimi, duke zbuluar më shumë detaje për publikun. E tillë ka qenë dhurata e Linda Ramës për Amin mbrëmë, e cila i ka dedikuar kësaj të fundit një buqetë me lule, me disa rreshta të shkruar bashkangjitur në një kartë të vogël. Duke e cilësuar këtë biznes, ndër të tjera, si “një histori frymëzuese suksesi”, zonja Rama nuk ka mbetur pa një falenderim publik nga Ami, e cila ka postuar disa minuta më parë në Instagram, një foto të kësaj dhurate. Sigurisht, një gjest i tillë nuk mund të anashkalohej lehtë. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.



Vendet e dashura të Valon Shehut




Miranda Kerr dhe Evan Spiegel martohen






Festivali i Kanës parë nga Instagrami

Best-of të Festivalit të Kanës





I keni parë këto personazhe pa makeup?
