KreuCelebrity

Lori apo Nora: cilës i shkojnë më shumë?

Nuk është hera e parë, që shohim të famshmet, të paraqiten me të njejtin model veshje. Adaptimi i trendeve më të fundit, të cilat ekspozohen fillisht nga VIP-at amerikanë, bëjnë që personazhe nga e gjithë bota, të ndjekin atë çfarë është e preferueshmja e momentit. Një postim i Lori Hoxhës në Instagram, ku shihet duke pozuar me një kostum plazhi, na ka kujtuar paraqitjen e Nora Istrefit, në një videoklip të 2015. Bikinit e zeza, të dekoruara me zinxhirë e unaza metali, janë krejt identike, edhe pse vajzat i kanë veshur në dy vite të ndryshme. E këtë e mësuam nga komenti i Lorit poshtë fotos, ku shprehet: “Tre vite më parë”. Mesa duket, ky model është dukur shumë interesant në sytë e vajzave, të cilat kanë ardhur me dy versione krejt të ndryshme pozimi. Sipas mendimit tuaj, cilës i shkojnë më shumë? Klikoni në galeri për fotot e të famshmeve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF