Dyshimet e para lindën nga një fotografi e çiftit në të cilën Cristiano Ronaldo, i ulur në divan mbështet dorën në barkun e Georgina Rodriguez.
Revista e përjavshme italiane Chi do të publikoj në numrin e radhës që del të mërkurën fotografi ekskluzive të Cristiano Ronaldo në Corsica me të fejuarën që është në muajin e katërt të shtatzanisë.
E tregojnë në mënyrë të pagabueshme fototgrafitë. Çifti pret dy binjakë. Ronaldo dhe Georgina janë të lidhur prej disa muajsh. Çifti kaloi një pushim të shkurtër para finales së Ligës së Kampionëve, ku të shtunën në 3 qershor do të jenë kundërshtarë Real Madrid i Ronaldos dhe Juventus.
Bashkë me futbollistin dhe Rodriguez ëshët edhe fëmija i parë , i vogli Cristiano jr, që Ronaldo e ka rritur i vetëm, pa e bërë të ditur emrin e nënës së tij. Në më pak se një javë më parë Ronaldo kishte publikuar në Instagram një fotografi ku të dy përkedhelnin barkun e Rodriguez.
Por mamaja e Ronaldos i kishte përgënjeshtruar zërat e një fëmije në ardhje. Tani fotografitë tregojnë që Rodriguez është në pritje të ëmbël. Georgina zuri vendin e Irina Shayk në zemrën e Ronaldos. Irina e Ronaldo u ndanë në 2015, dhe top modelja ruse prej pak kohësh lindi një vajzë me aktorin Bradley Cooper.

Lori apo Nora: cilës i shkojnë më shumë?

Rihanna shtatzënë?



Një dhuratë për Amin nga Linda Rama!



Vendet e dashura të Valon Shehut




Miranda Kerr dhe Evan Spiegel martohen






Festivali i Kanës parë nga Instagrami

Best-of të Festivalit të Kanës
