KreuCelebrity

Shumë lule për Manjolën!

Pak ditë më parë, e komentuam për lumturinë dhe krenarinë në lidhje me arritjet e së bijës. Sot, Manjola Nallbani duket se është emocionuar nga të tjerë ‘fëmijë’. Bëhet fjalë pikërisht për studentët në Universitetin e Arteve, të cilët i kanë dhuruar buqeta me lule pedagoges së tyre, pas një performance të sajës. “…Në fakt arsyeja pse unë e dua Universitetin e Arteve, është puna me studentë si ju, që më jepni kaq dashuri”, është shprehur ndër të tjera Manjola. E si për të mos mjaftuar foto, ku këngëtarja shihet me duart e mbushura me buqeta, shumë të përzemërta kanë qenë dhe komentet nga vetë të rinjtë, të cilët vërtetojnë akoma dhe më shumë respektin që kanë për Nallbanin. Dhe në fakt, nuk ka më bukur se një marrëdhënie e tillë mes dy palësh, sidomos kur vjen puna tek një universitet kaq specifik. Urojmë (edhe pse jemi të sigurt), që njësoj të ndihen dhe brezat e ardhshëm, në lidhje me këtë figurë të muzikës shqiptare. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF