KreuCelebrity

Arritja e rradhës e Dua Lipës!

Ajo është gjithmonë e angazhuar me koncerte e projekte të reja. Edhe pse e përfshirë për një kohë të shkurtër në industrinë e muzikës së huaj, Dua Lipa ka arritur mjaft suksese, si me bashkëpunime, ashtu edhe me hitet e njëpasnjëshme. 48 orët e fundit kanë qenë burim i suksesit të rradhës për këngëtaren, pasi albumi i saj është i pari në listën e më të shiturave në iTunes. “Nuk mund t’ju besoj syve”, shkruan Dua në Instagram, duke postuar një tjetër foto pas disa orësh, ku shihet një ‘review’ e albumit të saj, nga NMEMAGAZINE. Një vlerësim i tillë vjen fillimisht nga fansat, të cilët kanë bërë të mundur këtë renditje, nëpërmjet dëshirës për të patur në koleksionin e tyre, disa nga këngët më të bukura të Duas. Shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i sukseseve të mëdha të këngëtares kosovare. Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF