KreuCelebrity

Marina dhe Eva, kundërshtare!

Ato janë cilësuar si dy nga femrat më seksi të ekranit. I pamë të veshura si nuse, njërën në eventin e Alketa Vejsiut, e tjetrën në sfilatën e Geraldina Sposa-s. Aktualisht, ndajnë të njejtin profil: moderatore të emisioneve sportive, edhe pse në televizione të ndryshme. Por, sot duket se Marina Vjollca dhe Eva Murati janë bërë kundërshtare, për (pak më shumë) se 90 minuta. Finalja e Champions League ka mbajtur dhe aktualisht vazhdon të mbajë në tension mijëra tifozë, e mesa duket në një atmoferë të tillë janë përfshirë dhe moderatoret. Eva favorizon skuadrën e Juventusit, e këtë na e bën të ditur me anë të një postimi në Instagram, në të cilin shkruan: “Weeee gol me rrafishat…Forca Juve”. Nga ana tjetër, Marina publikon një foto nga barazimi në pjesën e parë, duke bërë tifo për Real Madridin. Epo, fitoftë më i miri vajza! Presim të na tregoni rezultatet, ne jo-sport-dashëseve. Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF