Është shpërngulur në Amerikë, për të vazhduar karrierën e saj si këngëtare. Me një projekt të realizuar tashmë, të gjithë presin më shumë nga Dafina Zeqiri. Me shpresën, që shumë shpejt do ta shohim po aq të suksesshme, sa Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa etj, nuk na mbetet gjë tjetër, veçse ta ndjekim në rrjetet sociale. E për këtë, këngëtarja nuk ka të sharë! Stili i saj i veçantë u pikaste që në fillimet e karrierës në Shqipëri e Kosovë. E tillë vazhdon të mbetet dhe sot, me zgjedhjet shumë ‘in’ që bën mbi paraqitjet në skenë apo në përditshmëri. Së fundmi, e kemi parë në disa foto në My Story, ku reklamon syzet e saj më të reja. Duket se Dafina i ka besuar firmës së motrave Jenner këtë herë, pasi modeli ‘Vivian Extreme Cateye’, vjen drejtpërdrejt nga koleksioni ‘Kendall&Kylie Eyewear’. Edhe pse me një kosto prej 100$, ky aksesor i shkon së tepërmi Dafinës, duke e përplotësuar stilin e artistes. Në galeri do të gjeni fotot dhe postimet e plota.

Yjet botërorë në pritjen e ëmbël


Shumë lule për Manjolën!

I njihni personazhet në foto?!



Arritja e rradhës e Dua Lipës!






Gëzuar 1 Qershorin!



Cristiano Ronaldo pret binjakë nga…

Lori apo Nora: cilës i shkojnë më shumë?

Rihanna shtatzënë?

