Është vetëm 7 vjeç, por i mahniti të gjithë në stadiumin Bernabeu duke tribluar topin ndaj dy kundërshtarëve denjësisht si i ati. Duket se do të ndjekë hapat e tij!
Për të parën herë, në stadiumin Bernabeu, sytë nuk ishin mbi Cristiano Ronaldon por mbi të birin. Në paradën e Champions League, të fituar për herën e 12-të prej skuadrës së Real Madrid-it, stadiumi u argëtua prej të birit të tij, Cristiano Ronaldo Junior i cili po hedh hapat e të atit. Ai arriti të shmangë dy kundërshtarët ndoshta moshatarë të tij, përmes një spiraleje, duke shënuar në rrjetë.
Herë pas herë, vetë Cristiano publikon në Instagram arritjet e të birit, për të cilin jo medoemos duhet të ndjekë një të ardhme në botën e futbollit. Kampioni pohon se do t’i pëlqente që i biri të ndiqte gjurmët e tij e të bëhej futbollist, por ai gjithashtu mund të bëhet gjithçka që dëshiron në jetë.
Në galeri ju sjelim disa momente festive, shkëputur nga finalja e Champions League.
Të argëtohesh si Ami
Letër dashurie nga Olta Gixhari?
Dhurata misterioze e Armina Mevlanit!
Fiori Dardha ironizon keq Ermal Mamaqin!
DiCaprio sërish single
Big Basta e kap të birin mat!
Marina dhe Eva, kundërshtare!
Yjet botërorë në pritjen e ëmbël
