Që Rita Ora ishte në Tiranë, nuk përbën më lajm. Të gjithë e mësuam arsyen e ardhjes së saj në kryeqytet, ku këngëtarja ka kaluar disa nga çastet më të bukura, nën shoqërinë e familjes dhe të të afërmëve. Dasma, në të cilën Rita ka qenë pjesëmarrëse, duket se ka qenë më tepër një festë e madhe, me muzikë e vallëzime, ku nuk ka munguar atmosfera e ngrohtë nga miqtë e familjarët. Por, në këtë event, Ora nuk ka qenë e vetmja, përsa i përket personazheve të njohur. Fillimisht, dekorimi i sallës është realizuar nga Alketa Vejsiu dhe grupi i saj i punës, e për këtë mësuam nga një postim i moderatores në Instagram. Krahë për krahë Ritës, Alketa nuk nguron të shprehi simpatinë dhe krenarinë ndaj këngëtares. “…Shihemi së shpejti në Londër, e mrekullueshmja, e bukura, seksi dhe e multitalentuara Rita Ora. Të dua dhe falemnderit për kohën e dashurinë tënde!” është shprehur ndër të tjera Vejsiu, e cila nuk dihet ende përse do t’i drejtohet Anglisë. Nga ana tjetër, Jonida Maliqi ka qenë në listën e të ftuarëve, e si e tillë ka publikuar mjaft foto në My Story, ku ndër të tjera shihet edhe një video, në të cilën Rita përshëndet në anglisht çiftin e sapomartuar. Ndërkohë, Instagrami i Ritës është mbushur me filmime, ku mund të dallohet fare qartë se sa po argëtohet artistja në një atmosferë të tillë. Këngëtarja është larguar sot nga Shqipëria, per t’iu drejtuar Los Anxhelos. Në galeri do të gjeni fotot nga eventi, parë nga këndvështrimi i të treja vajzave.




Big Basta e kap të birin mat!


Marina dhe Eva, kundërshtare!



Yjet botërorë në pritjen e ëmbël


Shumë lule për Manjolën!

I njihni personazhet në foto?!



Arritja e rradhës e Dua Lipës!




