KreuCelebrity

A e vutë re detajin prekës në veshjen e Katy Perry?

‘One Love Manchester’ u titullua koncerti i së dielës ku artistë të ndryshëm pjesëmarrës performuan në një koncert bamirësie për nder të viktimave të sulmit terrorist në Manchester. Midis tributeve dhe himneve lartësuese gjatë koncertit ra në sy një detaj mjaft prekës, veshja e Katy Perry-t!

Këngëtarja performoi live në këtë skenë  hitet e saj ‘Roar’ dhe ‘Part of me’ e veshur me një fustan të bardhë me mëngë të gjata, nën një mbulesë puplash, të kombinuar me çizmet po të bardha. Megjithatë, gjatë performancës ajo e zhveshi mbulesën që kishte hedhur përsipër duke zbuluar pjesën e pasme të veshjes së saj. Në të paraqitej një kolazh në formë zemre me foto të viktimave të sulmit të Manchesterit.

Na e rrëmbeve zemrën me këtë gjest, të duam Katy!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF