Janë padyshim dy nga këngëtarët më të mirë të muzikës rock. Pas suksesit që patën me koncertin “Tre Musketierët”, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka nuk i lënë mënjanë takimet si shokë, përpos aktiviteteve që zhvillojnë së bashku. Mos u shqetësoni, nuk e harrojnë kurrë as Redon Makashin, vetëm se këtë herë, Toni dhe Sandri (siç njihen ndryshe) kanë vendosur të ndajnë një video me fansat, gjatë një udhëtimi me makinë. Në sfond dëgjohet muzikë rock, e nuk kishte si të mos mungonte një mini-performancë nga të dy këngëtarët. Shoqëruar me gjeste komike e batuta, Gjoka ka përmendur disa detaje, tipike të mënyrës së jetesës (sidomos para viteve ’90) në Tiranë. Eltoni nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka ndjekur kolegun nga pas, duke mbajtur të njejtën frymë humori. “Nëse mendon se je shumë i vjetër për rock, atëherë je!”, është shprehja e famshme e Lemmy Kilmister (ndër më të preferuarat e Eltonit), e cila mund t’i bashkangjitet shumë mirë kësaj video, që vërteton se të tillë njerëz nuk mplaken kurrë! Epo, nuk ndodh shpesh të shohësh video selfie nga personazhe të këtij lloji, prandaj vendosëm ta ndanim me ju këtë moment. Në galeri do të gjeni disa foto të shkëputura nga video e dy këngëtarëve.


Bëmë baba të të ngjaj!


Të argëtohesh si Ami

Letër dashurie nga Olta Gixhari?

Dhurata misterioze e Armina Mevlanit!

Fiori Dardha ironizon keq Ermal Mamaqin!


DiCaprio sërish single







Big Basta e kap të birin mat!


Marina dhe Eva, kundërshtare!

