KreuCelebrity

Më mirë bionde apo brune?

Nëse ka një tipar që vajzat e showbizit shqiptar e kanë mjaft përzemër është pikërisht të ndryshojnë shpesh look-un e tyre. Ato kanë tendencën të paraqiten gjithmonë ndryshe në daljet televizive dhe në eventet publike, apo duke na treguar përmes fotove nëpër rrjetet e tyre sociale ndryshimet  e radhës.

Flokët, janë elementi që bukuroshet e ekranit shqiptar eksperimentojnë e ndryshojnë më së shumti. Madje disa prej tyre, përmendim Aurela Gaçen apo edhe Era Istrefin janë kameleonë të vërtetë për sa i përket imazhit. Disa prej tyre preferojnë të ndryshojnë ngjyrën sipas stinës, t’i errësojnë në dimër e t’i çelin në verë, për t’u dukur më rrëzëllitëse në pushime. Kemi zgjedhur disa nga vajzat më bukuroshe të ekranit, si mendoni më mirë bionde apo më mirë brune??? Shfetoni galerinë për të parë yjet shqiptare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF