KreuCelebrity

Çfarë e bashkoi Lorin dhe Erën këtë javë?

Le ta pranojmë se duam apo nuk duam, disa profile në rrjetet sociale bëhen më të pëlqyerit, dhe jo më kot. Përveç aktiviteteve artistike të një këngëtari apo tjetri, ato që shtyjnë më tepër drejt këtij favorizimi, janë padyshim fotot. E këtu nuk po flasim vetëm për mënyrën e pozimit apo nivelin profesional të tyre; vendi ku shfaqen, veshja me të cilën paraqiten, janë dy faktorë tejet të rëndësishëm për të famshmit, të cilët me ose pa dëshirë, tërheqin gjithmonë vëmendjen. Një nga emrat më të dëgjuar të momentit përsa i përket muzikës, është Era Istrefi, ashtu sikurse kur flasim për modën, klikojmë emrin e Lori Hoxhës, në të shumtën e rasteve. Ndryshe nga të tjerë personazhe, të cilët rritjen e temperaturave e kanë pritur në bregdetin shqiptar, këto dy të famshme (si gjithmonë) kanë zgjedhur një destinacion ndryshe. Nuk po flasim për ndonjë shtet në Europë, por për një nga vendet më të vizituara e të pëlqyera të Amerikës: pikërisht Los Anxhelosin. Erën e kemi parë prej gati një jave tashmë, teksa poston foto me palmat tipike të rrugëve të LA në sfond, e Lori nuk ka mbetur prapa në këtë pikë. Këngëtarja sjell një frymë më ‘underground’, teksa trashëgimtarja e Top Channel, nuk nguron të na paraqesi një anë disi më luksoze të qytetit. Shpresojmë që së shpejti t’i shohim së bashku, duke pozuar në vendin më të preferuar të hollivudianëve. Në galeri do të gjeni fotot e postuara nga dy të famshmet, gjatë vizitës më të fundit në Amerikë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF