KreuCelebrity

Beatrixi kopjon Oltën…?

Janë dy nga artistet më të preferura të spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’. Edhe pse tashmë ka kaluar pak kohë nga finalja, Beatrix Ramosaj po shijon ende meritën për trofeun e vendit të parë. Olta Gixhari u bë pjesë e jurisë, e gjatë klipeve të provave, mund të dalloje miqësinë dhe afrimitetin mes dy vajzave. Mesa duket, aktorja e ka inspiruar Trixën, lidhur me një postim të ngjashëm, të bërë në Instagram. Rreth dy ditë më parë, Olta publikoi në My Story, një letër dashurie të Gustave Flaubert. Na bëri përshtypje kjo anë romantike e Gixharit, e cila, me aq sa kuptohet, nuk është e vetmja që shfaq një anë kaq të ndjeshme të karakterit. Mbrëmjen e djeshme, Beatrixi postoi në të njejtin opsion të rrjetit social, disa vargje dashurie të Ernest Hemingway, duke i shoqëruar me dy zemra të vogla, të vizatuara mbi foto. Ndoshta, Olta ka qenë burim frymëzimi për Trixën, e cila u bë pjesë e listës së personazheve që na ëmbëlsojnë ca më shumë seç duhet, orëve të vona të darkës. Por, nuk mund të përjashtojmë as mundësinë, që bashkë me ardhjen e verës, dozat e romanticitetit shtohen më shumë se kurdoherë tjetër. Po ju, jeni në humor për të tilla postime? Klikoni në galeri për fotot e artisteve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF