KreuCelebrity

Pas cilit mashkull do të rendi gjithmonë Ami?

E angazhuar jo vetëm në televizion, por edhe në biznes tashmë prej 10 vitesh, Amarda Toska mbetet një nga emrat më të dëghuar të ekranit. Së bashku me Ermalin, ata janë në qendër të vëmendjes jo vetëm për aktivitetin e tyre artistik, por edhe si një ҫift tejet i pëlqyer nga publiku. Nuk kanë qenë të pakta herët, kur është folur për djalin e tyre, i cili nuk mungon në profilet e rrjeteve sociale të secilit. Së fundmi, Ami ka zgjedhur destinacione jashtë Shqipërisë, për të kaluar një periudhë të pushimeve. Mesa duket, moderatorja është vetëm nën shoqërinë e Joelit, pasi ende nuk kemi parë ndonjë postim së bashku me Ermalin. Ajo ka publikuar një foto të të birit në Instagram, ku ky i fundit shihet teksa ecën i vetëm në një rrugë qyteti. “Do eci gjithmonë pas teje!”, ka qenë kjo fraza shoqëruese e imazhit, ku mund të dallohet qartë dashuria dhe kujdesi tipik prej nëne i Amit. Ҫdo prind ndjehet kështu për fëmijët, vetëm se Toska ka zgjedhur ta shprehi thjeshtë, duke përzgjedhur fjalët e duhura. Më poshtë do të gjeni foton e postuar disa orë më parë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF