Ajo është një nga personazhet më të përfolur, për shumë arsye. Karriera si blogere, stili i saj i veҫantë dhe emrat e njohur nga të cilët rrethohet, janë vetëm disa nga faktorët që tërheqin vëmendjen. Jemi mësuar të shohim video disa sekondëshe, ku Armina shfaqet në makinë, nën shoqërinë e muzikës rock; ashtu sikurse ndodh shpesh, që blogerja të postojë foto të yjeve të huaj, të cilët janë inspirim për të. Kemi parë listën e 10 femrave më të bukura në botë sipas Arminës, por këtë herë ajo surprizon ndryshe. Pas publikimit të një fotoje nga filmi “Blow”, Mevlani shkruan: “Lloji i dashurisë që dua”. Është disi e ҫuditshme, pasi ҫifti që shohim, përveҫse ka një fund të hidhur, karakterizohet edhe nga një mënyrë jetese të rrëmujshme, mbushur me ndodhi jashtë rendit normal të jetesës. Interpretuar nga Johnny Depp dhe Penelope Cruz, këto personazhe paraqiten, gjithsesi, tejet të dashuruar, me një ‘kimi’ të lindur që në ҫastin e parë të takimit. Ndoshta, kjo e ka shtyrë Arminën të bëjë një përzgjedhje të tillë lidhur me natyrën e dashurisë së preferuar. Kjo nuk habit, për aq kohë sa blogerja njihet për karakterin e saj romantik, që nuk nguron aspak të shprehi atë ҫfarë ndjen vërtetë për të fejuarin e saj, Shkëlzenin. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë të Mevlanit.


Ledion Liço, ‘The Doors’ për ninullë?

Afër detit, afër Ledrit!




Kush ia ka vjedhur kostumin Irenës…?

Evolucioni i stilit të Kamela Islamajt


Më mirë bionde apo brune?



Beatrixi kopjon Oltën…?


Një Ferrari si e Devisit!


Kur Toni dhe Sandri bëjnë video selfie…


Bëmë baba të të ngjaj!
