KreuCelebrity

Fashionistja e re, që frymëzohet nga Elvana!

Ju kujtohen ҫizmet e bujshme lejla të Elvanës? Po, pikërisht ato të shtrenjtat, të cilat përbën lajm për ditë të tëra, vetëm për shkak të ҫmimit prej 1150 euro. Epo, mesa duket këngëtarja nuk është e vetmja me një preferencë të tillë. Në organizimin e mbrëmshëm nga “Tier”, paraqitja e njërës prej të ftuarave nuk u anashkalua lehtë. Bëhet fjalë për Erisa Kaҫupin, e dashura aktuale e Iv Tasos, e cila ka zgjedhur të kombinojë ҫizmet e famshme lejla, me një veshje të sipërme me ngjyrë të ҫelët. Ndryshe nga Elvana, e cila i ka përshtatur të verdhën këtij lloj modeli, Erisa ka preferuar të ‘vjedhi’ vetëm këtë detaj të paraqitjes së këngëtares. Kaҫupi është parë shpesh në eventet e organizuara së fundmi, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj. Të bujshmet “Balenciaga” u veshën fillimisht nga Kylie Jenner, e cila, nuk mund të bëntë gjë tjetër, veҫse t’i kthente në trendin e rradhës. Sipas mendimit tuaj, cila nga vajzat shqiptare i ka veshur më mirë? Klikoni në galeri për të parë fotot.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF