Ai është i njohur jo vetëm për talentin që ka shfaqur në aktrim, por edhe për pamjen e tij, që i ka siguruar shumë fanse shqiptare, dhe jo vetëm. Gjithmonë me projekte të reja, ku më i fundit është stacionuar në Gjermani, Nik Xhelilaj e kalon jetën së fundmi, nëpër udhëtime. E kemi parë shpesh teksa poston nga vende të ndryshme europiane, herë për punë e hërë për argëtim. Një gjë është e sigurt: kur profili i tij në Instagram ka të reja, ne nuk mundemi ta anashkalojmë, pa bërë një kontroll të asaj ҫfarë ai ka publikuar. Foto më e fundit në My Story, e gjen Nikun në brigjet e Spanjës, më konkretisht në Benalmadena. Ajo ҫfarë bën përshtypje, nuk është as bukuria natyrore e vendit, as paraqitja e aktorit (pasi këtë të fundit nuk e shohim) – një enë e vogël me bostan, shoqëruar me një copë djathi në anë, i ka kujtuar Xhelilaj Shqipërinë. “Stil shqiptar”, shkruan ai mbi foto, duke mos u shqtësuar aspak për këtë postim paksa…bizar. Epo, njeriu mund të krenohet me ҫdo lloj mënyrë për vendlindjen, apo jo? Më poshtë do të gjeni imazhin e postuar nga aktori.

Ledion Liço, ‘The Doors’ për ninullë?

Afër detit, afër Ledrit!




Kush ia ka vjedhur kostumin Irenës…?

Evolucioni i stilit të Kamela Islamajt


Më mirë bionde apo brune?



Beatrixi kopjon Oltën…?


Një Ferrari si e Devisit!


Kur Toni dhe Sandri bëjnë video selfie…


Bëmë baba të të ngjaj!

