Kësaj here nuk po ‘Shihemi në gjyq’ me zonjën Eni Çobani, por ku ka shkuar ajo? Zonja Eni ka qenë pjesë e rubrikës ‘Për drekë me mua’ tek ‘E Diela Shqiptare’ në garë me Arbi Maznikun dhe Flori Mumajesin.
Këtë të Diel, Çobani na ka treguar përmes profit të saj në Instagram se ka shkuar në Prishtinë të shijojë pjatat e Flori Mumajesit. Duket se kjo eksperiencë me konkurrentët e tjerë dhe dietologen Blerina Bombaj e ka argëtuar së tepërmi atë. Ja se si shprehet ajo: ‘Tre javë të një eksperience të veçantë dhe një përfundim me shpirt dhe zemër që kënaqësia që na dhuroi miqësia jonë të shkojë me dashuri te një familje ekonomikisht të dobët. Dhuroni sa më shumë dashuri dhe gëzoni me veprat tuaja sa më shumë.’
Mesa duket, ata kanë vendosur që çmimi fitues të shkojë për bamirësi në një famlje në nevojë.
Eni është ndalur edhe në një deklaratë të veçantë, për kompozitorin Flori Mumajesi dhe Threedots Production, ku ka qenë i pranishëm edhe këngëtari Klajd Haruni. Ajo është shprehur me mirënjohje të thellë dhe dashamirësi në një tjetër postim: ‘Ju jeni më të mirët @iamflorimumajesi @klajdiharuni. Është dashuri e vjetër kjo timja për ju dhe meqenëse është e zjarrtë akoma do të thotë që nuk do shuhet kurrë. Ju dua shumë @threedotsproduction’.
Ju ftojmë të shihni në galeri pamjet nga kjo e diel mes miqsh.


Fundjavë, të gjithë në plazh!



Çfarë mendon Jonida për femrat?


Konkurentja e Gjebreas, sipas Valbonës!




Ledion Liço, ‘The Doors’ për ninullë?

Afër detit, afër Ledrit!




Kush ia ka vjedhur kostumin Irenës…?

Evolucioni i stilit të Kamela Islamajt


Më mirë bionde apo brune?
