Ajo është një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila nuk i mungon pothuajse kurrë ekranit. Me angazhime në spektakle televizive, emisione apo qoftë edhe spote publicitare, Valbona Selimllari nuk e ka lënë figurën e saj nën hijen e harresës. Ajo ҫfarë e karakterizon, që ne shpesh themi ‘tipike e Valbonës’, është natyra e saj e dashur që përcillet kurdoherë ndaj të tjerëve. Nëse kujtojmë emisionin ‘Nga e para’, mund ta themi me siguri, që ish-misi ka një dobësi të veҫantë për fëmijët. Këtë e ka shprehur edhe në postimin e fundit në Instagram, ku shihet duke kërcyer përpara një vajze të vogël me mikrofon në dorë. Vetëm se këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë emër të panjohur për ne, sepse ka qenë Ana, vajza e Ardit Gjebreas, e cila ka bërë Valbonën të ulet në gjunjë për të shoqëruar me vallëzim ‘performancën’ e vogëlushes. “Kur merr mikrofonin Ana, ta kalon dhe ty Ardit Gjebrea. Ajo është një dashuri dhe unë e kam shumë xhan”, shprehet Selimllari, pas të cilës shihet Arditi, duke i bërë foto së bijës. Ndoshta, ky është fillimi i një karriere muzikore të Anës, edhe pse është ende herët për t’u siguruar për diҫka të tillë. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.




Ledion Liço, ‘The Doors’ për ninullë?

Afër detit, afër Ledrit!




Kush ia ka vjedhur kostumin Irenës…?

Evolucioni i stilit të Kamela Islamajt


Më mirë bionde apo brune?



Beatrixi kopjon Oltën…?


Një Ferrari si e Devisit!


Kur Toni dhe Sandri bëjnë video selfie…
