KreuCelebrity

Memet me Tom Cruise? Ja si përballet aktori me to!

Tom Cruise nuk është protagonist vetëm i prodhimeve kinematografike, por edhe i shakave virtuale, të quajtura ndryshe meme. E qeshura e tij tipike, ka qenë imazhi shoqërues i shumë e shumë batutave jo të lidhura drejt për drejt me të, e kushdo që ka sadopak njohuri për këtë fenomen tipik të internetit, e kupton shumë mirë për çfarë po flasim. Por, ajo që shumëpritej ndodhi: Tom Cruise pa për herë të parë memet me veten, gjatë një interviste me BBC Radio 1. Dhe e gjeni dot çfarë? Aktori ka shpërthyer në lot, duke mos përmbajtur dot të qeshurën. “Pse nuk m’i ka treguar njeri më parë?”, ka menduar artisti me zë të lartë, teksa nuk mendohej të pushonte së lotuari. Tom jo vetëm është argëtuar, por tashmë besojmë se do të bëhet ndjekësi më i flaktë i memeve, për të ndjekur të rejat humoristike më të fundit me të. (Ah, sikur të kishte Cruise kaq kohë!) Në galeri do të gjeni disa nga memet më të famshme me protagonist aktorin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF