Stina e verës tashmë është futur me të dyja këmbët, e bashkë me të edhe temperaturat e larta. Me vapën përvëluese të këtyre ditëve, për secilin prej nesh komoditeti në veshje apo edhe në ‘look’ është gjithçka. E meqë jemi tek ‘look-u’, çfarë më mirë se një prerje e shkurtër flokësh do të na freskonte portretin këto ditë vere. Të paktën dy prej moderatoreve të njohura shqiptare, Fiori Dardha dhe Jonida Shehu kanë menduar ta sfidojnë vapën e këtyre ditëve me një rifreskim të paraqitjes së tyre, duke ardhur si asnjëherë tjetër me një prerje të flokëve fare shkurt. Fiori surprizoi pak ditë më parë, kur në llogarinë e saj në Instagram postoi një foto me ‘look-un’ e ri. “Diçka të freskët për një sezon të nxehtë”, shkruan Fiori krahas fotos. Në fizikun e imët të moderatores së “Boom”, duhet thënë se ky model flokësh bën që ajo të duket si një gjimnaziste. Ndërkohë në programin e pasdites në Top Channel, moderatorja Jonida Shehu u shfaq ditën e djeshme me një ndryshim drastik sa i përket flokëve. Teksa uroi mirseardhjen ne puntatën e radhës të programit të saj, nuk mund të mos binin në sy flokët e saj të prera shkurt. Modeli i ri i flokëve të Jonidës i kanë nxjerrë asaj më në pah ngjyrën e gjelbër të syve, dhe sigursht i kanë freskuar portretin. Zgjedhje fantastike vajza, ku ka më mirë dhe fresk dhe bukur!

Vesa Luma ndjen nostalgji… po për kë?




Një klip i ri në horizont!

Eni Çobani, pjesë e Threedots?


Fundjavë, të gjithë në plazh!



Çfarë mendon Jonida për femrat?


Konkurentja e Gjebreas, sipas Valbonës!




Ledion Liço, ‘The Doors’ për ninullë?

Afër detit, afër Ledrit!

