KreuCelebrity

E vërteta e aksidentit të Marinës dhe Getit!

Prej disa orësh tashmë, në portale të ndryshme po qarkullon lajmi i një aksidenti të mundshëm me makinë, nga çifti i njohur shqiptar, Marina dhe Getoari. Megjithatë, duke qenë se imazhet e para të publikuara janë të paqarta, gjithçka ka mbetur në formë aludimi dhe mospërcaktimi të saktë, nëse ajo çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme i përket këtyre personazheve, apo jo. E vërteta zbardhet nga një burim i afërt për bordo.al, ku mësohet se makina e Getit është përplasur nga automjeti i një qytetari tjetër. Fatmirësisht, nuk ka patur dëme të mëdha, e çfarë është më e rëndësishmja, Marina e reperi e kanë kaluar pa pasoja këtë aksident. Shpresojmë që të tilla raste të mos përsëriten më, e një tjetër herë, t’i referohemi një lajmi të gëzueshëm, për jetën e tyre personale apo angazhimet artistike të të dyve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF