KreuCelebrity

Kryeministri i ftuar në një tjetër emision!

Në këtë prag zgjedhor, aktiviteti i politikanëve është në kulmin e tyre, duke u shfaqur në ekran më shpesh se zakonisht. Edi Rama ishte para pak ditësh, i ftuari kryesor në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ndërsa këtë herë i është drejtuar  kanalit rival, për të qenë pjesë e ‘Fiks Fare’. Këtë e ka bërë të ditur vetë Rama, rreth 30 minuta para nisjes së tij. I veshur si gjithmonë sportiv, kryeministri ka pozuar krahë velinave dhe Devis Mukës e Dorian Ramalliut. Si për ironi, katër pjesëtarët e emisionit kanë ngritur dy gishtat lart, simbol ky i partisë konkurente të asaj çfarë përfaqëson Edi Rama. Por, dyshi është numri që i përket PS në listën zgjedhore, kështu që nuk mund ta themi me siguri se çfarë kanë dashur të shprehin moderatorët e Fiksit. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF