KreuCelebrity

Kur Era shfaqet më transparente se kurrë!

Është, ndoshta, një nga vajzat më rebele ndër të famshmet shqiptare. Duke ardhur gjithmonë ndryshe në sytë e publikut, Era Istrefi u bë akoma dhe më e njohur pas famës ndërkombëtare të hitit ‘Bon Bon’. Së fundmi, e kemi parë në Los Anxhelos, nën shoqërinë e Lori Hoxhës dhe Anxhelina Hadërgjonaj, ku tërhoqi vëmendjen për fotot e veçanta që postoi, gjatë këtij udhëtimi në SHBA. Postimi më i fundit, ku Istrefi shihet me një bluze disi transparente, na kujtoi se kjo nuk është hera e parë, që Era merr guximin për diçka të tillë. Mesa duket, ajo nuk ka nevojë për ndonjë fushatë publike të llojit ‘free the nipples’, pasi këngëtarja nuk e ka problem të treguarit më shumë seç duhet. Ashtu sikurse, ekspozimi i pjesës së fundshpinës, nën tylin e hollë të pantallonave, jo vetëm që nuk është ‘i turpshëm’ për Erën, por janë një ndër zgjedhjet e preferuara të saj. Në galeri do të gjeni të gjitha herët, kur artistja u shfaq më transparente se kurrë. Vërtetë një vajzë rebele, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF