KreuCelebrity

Urimi i varfër i Ivanka-s, për Trump!

Zakonisht, urimet për ditëlindje në rrjetet sociale, aq sa cilësohen si budallallëk nga pakica, po aq të pëlqyera janë nga pjesa tjetër e mbetur. Kur vjen puna tek personazhet e famshme, gjithësecili mundohet të bëjë dedikimin më të bukur, sidomos kur ky i fundit i drejtohet një familjari. Mendoni për një çast, që babai juaj është Presidenti i një prej superfuqive botërore: a nuk do të përdornit fjalët më prekëse e të përzemërta, për një urim ndaj tij? Epo, Ivanka Trump nuk mendon kështu! Në përshkrimin e një fotoje të postuar në Instagram, ku shihet në moshë të vogël, në krahët e Trump, Ivanka shkruan: “Gëzuar ditëlindjen babai im i mrekullueshëm, Shpresoj që çdo vit të jetë më i mirë për ty”…duket më tepër si një ‘qokë’ e detyruar, se sa si fjalë të dalura me sinqeritet nga zemra e një bije, për të atin. Kjo nuk është hera e parë që familja Trump surprizon me falcitetin e shtirjen e lumturisë, sidomos nga ana e Melanias. Mesa duket, Ivanka është në të njejtën pozitë…
Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF