Është bërë e zakonshme tashmë, që personazhe të njohur të bien pre e dëshirës për të veshur të njejtën gjë. Emrat e të famshmeve shqiptare janë lakuar shumë, lidhur me këtë fenomen, e këtë herë dy nga blogeret më në zë, Irena Kita e Armina Mevlani, kanë zgjedhur të njejtat sandale-shapka me takë, edhe pse kjo e fundit është paraqitur me të tilla këpucë shumë kohë më parë. Irena ka postuar para disa minutash një foto në My Story, ku shihet me një fustan të zi, me gjatësi poshtë gjurit, e një çantë bezhë në dorë. Armina atëherë ka zgjedhur po të zezën, vetëm se dizenjo e veshjes dhe çanta kanë qenë të së njejtës ngjyrë me këpucët. Në galeri ju paraqesim fotot e dy blogereve, e sigurisht presim të ndani mendimet tuaja, se cila i ka kombinuar më mirë. E vështirë zgjedhja, apo jo?



Mbani veten: Elvana Gjata sapo ia doli!


Urimi i varfër i Ivanka-s, për Trump!

Klaudia Pepa, mahnitëse në të kuqe!

E vërteta e dorëheqjes së De Biasit











Vesa Luma ndjen nostalgji… po për kë?

