Është bërë e modës tashmë, që përpos selfie-ve dhe belfie-ve, të fotografohet edhe ushqimi apo pija shoqëruese e tavolinës ku aktualisht je ulur. Një fenomen ky, që dalëngadalë po kthehet gjithnjë e më shumë në një objekt tallës, nga ata të cilët nuk i preferojnë sa duhet rrjetet sociale. Por, përtej kësaj, nuk ka asnjë rregull të shkruar apo të pashkruar për ndalimin ose jo të të tilla postimeve. E duke u nisur nga kjo, shumica e yjeve, si botërorë, ashtu edhe shqiptarë, janë përfshirë prej kohësh në një trend të tillë. 24 orët e fundit kanë qenë më aktivet përsa i përket relatës VIP – ushqim – Instagram. Duke klikuar në MyStory, mëson se brenda një dite mund të shohësh pjata të ndryshme, nga emra po aq të ndryshëm të të famshmëve. Është kjo një mani, e cila i ka përfshirë pa e kuptuar, apo thjesht një qëllimësi për të publikuar më shumë nga jeta e tyre luksoze? Duke marrë parasysh që jo çdo foto e postuar mbart edhe luksin me vete, mendojmë se secili përfshihet pak tek të dyja kategoritë. Në galeri do të gjeni 9 personazhet shqiptarë, që rendën pas InstaFood gjatë një dite të plotë. Jo keq, apo jo?



Gjendja shpirtërore e Jonida Vokshit…


Do ta bënit zgjedhjen e Ledion Liços?!






Mbani veten: Elvana Gjata sapo ia doli!


Urimi i varfër i Ivanka-s, për Trump!

Klaudia Pepa, mahnitëse në të kuqe!

E vërteta e dorëheqjes së De Biasit




