Ikona e kinematografisë dhe e stilit të viteve ’50-’60 është kthyer në idhullin e miliona fancave në mbarë botën. Trendet që ajo solli sa i përket modës, vijojnë ende sot të mbeten ‘on top’, duke bërë që Audrey Hepburn të kujtohet gjithmonë për stilin e saj të veçantë në veshje. Për të gjithë të apasionuarit pas veshjeve të saj, vjen një lajm shumë i mirë. Në shtator të këtij viti, disa prej veshjeve të ikonës së famshme do të dalin në ankand, nga ku admiruesit e saj do të kenë mundësi të përvetësojnë veshje që dikur i ka mbajtur ylli i atyre viteve. Një fustan satin në ngjyrë blu i dizenjuar nga Givenchy, thuhet se do të mbajë çminin nga 10.000 paund-15000 paund. Një tjetër veshje që do të jetë pjesë e këtij ankandi është një pallto nga Burberry e cila mendohet të ketë vlerën fillestare prej 8000 paund. Gjithashtu disa prej pupave të sheshta të preferuara të yllit të njohur do të mbajnë vlerën prej 1500 paund. Sigurisht që gjatë ankandit këto çmime do të rriten dhe ne jemi shumë kuriozë se cilat do të jenë fatlumet që do të kenë mundësi të bëjnë të tyret veshjet personale të ikonës së stilit të të gjitha kohërave.


Gjendja shpirtërore e Jonida Vokshit…


Do ta bënit zgjedhjen e Ledion Liços?!






Mbani veten: Elvana Gjata sapo ia doli!


Urimi i varfër i Ivanka-s, për Trump!

Klaudia Pepa, mahnitëse në të kuqe!

E vërteta e dorëheqjes së De Biasit





