KreuCelebrity

Bella Hadid i jep një shuplakë paparacit që e fotografoi në NY!

Është parë së fundmi, në një apartament në New York, ku jo vetëm ka qenë nën shoqërinë e një miku të saj model, por edhe është fotografuar e ekspozuar vetëm me bikini. U përfol për një lidhje të mundshme, ashtu sikurse u komentuan format seksi të modeles, e kjo e fundit mesa duket nuk e ka pritur mirë. Nëpërmjet një statusi në Twitter, Bella është shprehur: “Të fotografosh intimitetin e tjetrit, është shenjë e një njeriu të trishtuar, të mjerë e  të sëmurë. Koha për të ecur përpara”, ka thënë Hadid, e cila ka kritikuar ashpër paparacin autor të imazheve. Nuk është hera e parë që yjet konfrontohen me një profesion të tillë, e modelja duket se është prekur aty ku i djeg më shumë. Nëpërmjet të njejtit postim, mësohet se me modelin e parë në foto, ka thjeshtë marrëdhënie miqësie. Vuajtje të famshmish, me pak fjalë…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF