Ai ishte bërë i njohur në Itali për këngët e tij dhe si kompozitor e tekstshkrues për artistë të tjerë, por në Shqipëri u bë i famshëm vetëm pas pjesëmarrjes në festivalin Sanremo me këngën ‘Odio le favole’. Që nga ajo periudhë, Ermal Meta gëzon vëmendje edhe nga fansat e publikut shqiptar.
Pjesëmarrja e tij në festivalin Sanremo të sivjetshëm, në të cilin u pozicionua në vend të tretë me këngën ‘Vietato morire’ përcaktoi edhe emrin të cilin këngëtari ka vendosur për turneun e tij veror në qyetete të ndryshme të Italisë nga qershori deri në tetor.
Ai poston shpesh edhe foto nga studiot muzikore, projektet e afërta apo me miqtë artistë. Sot, Ermali ka ndarë me fansat një foto të tijën teksa performon duke u hedhur në skenë, duke u shprehur se ai së bashku me këngëtarin Gianni Morandi dinë se si të fluturojnë!
Këngëtari e ka ilustruar më së miri këtë postim të tijin, i veshur me një T-shirt në të cilën janë stampuar krahët e një engjëlli në pjesën e shpatullave.
I urojmë këngëtarit të shijojë turneun dhe pse jo, të publikojë edhe ndonjë hit të ri!
Një ditëlindje plot ngjyra për Venerën!
Ku e gjen kjo e premte Fevziun?
Bella dhe Rihanna shfaqen njësoj!
Elvana Gjata nuk i harron fansat!
Mbasditja “fëminore” e Jonida Maliqit
Gjendja shpirtërore e Jonida Vokshit…
Do ta bënit zgjedhjen e Ledion Liços?!
