Duket se gazetaria nuk është e vetmja pikë e fortë e Fjodora Fiorës, pasi së fundmi ajo ka rezultuar tejet e suksesshme edhe si bizensmene. Pas suksesit te restorantit “Nama Sushi” për gazetaren e njohur vjen një tjetër ‘bebe’ (siç edhe ajo vetë e quan), në fushën e biznesit. “Retro Vinyl Bistro Club” çel dyert këtë të premte për të gjithë ata që kërkojnë një ambient argëtimi, ndryshe nga të tjerat. Siç mund të kuptohet edhe nga emri që Fjodora dhe partneri i saj biznesit Bedi i kanë vendosur vendit më ‘cool’ që tanimë ofron Tirana, do të gjeni aty shije paksa retro, e sigurisht nuk do të mungojë muzika e mirë (në kuptimin e plotë të fjalës), pasioni i duhur dhe shumë ide të reja që drejtuesit e lokalit do t’i zbulojnë sonte, për të gjithë miqtë dhe ata që do të preferojnë të zbulojnë vendin që me gjasa do të kthehet në zgjedhjen e parë të atyre që kërkojnë të kalojnë disa orë të mira argëtimi. Sot në orën 20:00 ne do të jemi në “Retro Vinyl Bistro Club”, po ju?

Një ditëlindje plot ngjyra për Venerën!

Ku e gjen kjo e premte Fevziun?



Bella dhe Rihanna shfaqen njësoj!


Elvana Gjata nuk i harron fansat!

Mbasditja “fëminore” e Jonida Maliqit





Gjendja shpirtërore e Jonida Vokshit…


Do ta bënit zgjedhjen e Ledion Liços?!




