Mesa duket, është një projekt shumë sekret, që përfshin disa personazhe të njohur të kinematografisë, e jo vetëm. Para disa orësh, Rita Ora postoi në My Story një video, ku shihej duke filmuar në një korridor, mbushur me etiketa me emra të disa të famshmëve. Ndër to, mund të dalloje edhe atë Margot Robbie e Hugh Jackman. “Shhhh, sekret”, shkruan këngëtarja në videon disa sekondëshe. Por, pak minuta më parë, ajo surprizoi sërish, me një tjetër filmim, e vendi në të cilin ndodhej, nuk ishte aspak i zakonshëm. Së bashku me aktoren e ‘Wolf of Wallstreet’ e yllin e ‘Wolverine’, Rita Ora shihet në një helikopter, duke drejtuar shikimin nga një ndërtesë në distancë. “Çfarë po bëjmë? Znjsh. Margot dhe Olga nuk ia kanë idenë”, shkruan me humor Rita, e cila ka intriguar së tepërmi me postimet e këtij lloji. Mos ndoshta këngëtarja është përfshirë në ndonjë projekt kinematografik? Kjo mbetet për t’u zbuluar, ndërkohë në galeri do të gjeni disa nga momentet më pikante.

Ja kë do të shohi nga afër Armina!





Ermal Meta di të fluturojë!


Një ditëlindje plot ngjyra për Venerën!

Ku e gjen kjo e premte Fevziun?



Bella dhe Rihanna shfaqen njësoj!


Elvana Gjata nuk i harron fansat!

Mbasditja “fëminore” e Jonida Maliqit




