E kemi theksuar një herë, që kur vjen puna tek muzika, Armina di të zgjedhi. Një ndër grupet e saj të preferuara është Radiohead, e për fatin e blogeres, sonte do të ketë mundësinë t’i ndjeki nga afër, gjatë një koncerti live. Mevlani gjendet momentalisht në Itali, e po kalon kohën më të mirë të mundshme me disa shoqe të saj shqiptare. Vajzat nuk do ta lënë vetëm Arminën në këtë mbrëmje të mbushur me rock, pasi janë nisur bashkë me metro, drejt vendit ku do të mbahet koncerti. Veshur me një bluzë me logon e grupit, e një fund të shkurtër xhins, blogerja nuk ka arritur ta përmbajë entuziazmin, duke bërë disa video për fansat në MyStory. Teksa liston disa nga këngët e preferuara të Radiohead, ajo i bën thirrje ndjekësve të saj për të vepruar si ajo, në mënyrë që të përfitojë një ‘playlist’ të re. Edhe pse jemi të sigurt që të tjera postime do të jenë pjesë e Instagramit të Arminës në vijim, ju ftojmë të klikoni në galeri për videot e fotot më të fundit.





Ermal Meta di të fluturojë!


Një ditëlindje plot ngjyra për Venerën!

Ku e gjen kjo e premte Fevziun?



Bella dhe Rihanna shfaqen njësoj!


Elvana Gjata nuk i harron fansat!

Mbasditja “fëminore” e Jonida Maliqit





Gjendja shpirtërore e Jonida Vokshit…
