Ajo është një ndër aktoret më të njohura në botë, një definim i bukurisë dhe feminitetit, njëkohësisht aktiviste e të drejtave të njeriut e humanitare. Po flasim pikërisht për Angelina Jolie, emri i së cilës është rrënjosur në historinë e kinematografisë, e nuk do të jetë e largët koha që komentet për të do të jenë në një këndvështrim tjetër, në atë artistik, nga i cili shpesh na largon mendjen jeta e saj personale apo bukuria karakteristike. E kur flasim për këtë të fundit, askush nuk mund ta mohojë, ashtu sikurse vazhdon të mbetet figura inspiruese për shumë fanse e kolege. Në shtator të 2015-tës, dy foto të aktores, kur ajo ishte thjesht 22 vjeç, jo vetëm që u ekspozuan në një galeri në Londër, por u ofruan njëkohësisht për shitje. Artistja që qendron prapa imazheve është Kate Garner, e cila vendosi të realizonte fotot bardh e zi në 1995. “Angelina eksploroi poza të ndryshme, pa e drejtuar shumë unë, duke krijuar kështu imazhin e famshëm me këmbët e bashkuara”, është shprehur Garner para pak kohësh, duke zbuluar se aktorja ishte tepër e qetë dhe e shpejtë gjatë realizimit të fotove, ashtu sikurse nga ana tjetër mbizotëronte natyra e saj tepër xhentile. Në galeri do te gjeni dy imazhet e Angelina Jolie, çmimi i të cilave ishte plot 1,800 paund.

Luana Vjollca, e dashuruar me…?

Elvana, ku e kishim parë këtë selfie?

A njeh limite Amarda Toska?



Ku e kam parë këtë veshje?!

Zbulohet gjinia e binjakëve të Beyonce


Lajme të reja nga Venera!


Valbona takon Valbonën…

Beyonce sjell në jetë binjakët…???


Për çfarë i besoi Arbana, Jonidës?



Lori Hoxha e quan ‘jetë’

Si ka qenë Fiori Dardha para 10 vitesh?

Veset e pazakonta të vipave shqiptarë
