KreuFashion

Sekretet e të dukurit 23, edhe kur i keni kaluar të 50-tat!

Shpesh thonë që është genetike, por jo gjithmonë një trup e fytyrë e rinuar vjen aq natyrshëm sa mendojmë. Nëse mendoni se po flasim për produktet kozmetike, gaboni. I gjithë sekreti qendron tek mënyra e të ushqyerit.

Regjimi që duhet të ndjekim ka një rëndësi të veçantë e primare në këtë aspekt. Duke filluar që nga produktet që përzgjedhim, e deri tek orari i vakteve, të gjithë faktorët që varen nga vetë ne, ndihmojnë në një dukje sa më të re e të freskët. Christie Brinkley, modelja 63-vjeçare që duket si 20, ka zbuluar sekretin e rinisë së saj – dhe na besoni nuk është aspak e vështirë:

1. Nuk ka mbajtur kurrë dietë të rregullt e preçize.
2. Mëngjesin e nis me ujë të ngrohtë dhe limon.
3. Në po të njejtin vakt konsumon ushqim të bollshëm.
4. Është vegjeteriane.
5. Dreka është e lehtë, por vaktet midis janë: ushqim me bollëk!
6. Adhuron çokollatën.

Regjimi i ëndrrave, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF