KreuBordo Men

Noizy çel biznes të ri, zbulon detajet

Nuk ka gjë që e ndal Noizyn, rreperin e famshëm shqiptar, si në muzikë, si në sipërmarrje. Pas lokalit shisha bar në bregdetin e Durrësit, “Rigels Shisha Lounge”, projekti i radhës i këngëtarit është një restorant, të cilin e ka ndarë me të gjithë fansat në Instastory.

 

Me sa shihet nga videoja, restoranti është përfunduar dhe është në fazën e arredimit, por potenciali i tij është tashmë i dukshëm, me një sipërfaqe të konsiderueshme.

Pas suksesit të lokalit të parë, e njëjta gjë, në mos më shumë, pritet me këtë restorant. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, në fund të fundit, kur Noizy është në krye të tij.