KreuBordo Men

Më parë ishte vetëm një koncept, së shpejti në treg telefoni që paloset

Telefoni i cili paloset pak kohë më parë ishte vetëm një koncept të cilin e shihnim shpesh herë në videot e bëra në youtube, por besojeni apo jo, tashmë është një realitet.

Është kompania LG e cila e ka realizuar këtë telefon dhe drejtuesit e LG kanë bërë të ditur se telefoni me ekran fleksibël do të dali së shpejti në treg.
Telefoni do jetë i pajisur me dy kamera një në pjesën e pasme dhe një në pjesën e parme të ekranit. Në momentin që telefoni do paloset në pjesën e pasme do shfaqen informacione si data dhe ora.

Teknologjia e këtij telefoni do lejojë përdoruesit që të kontrollojnë njoftimet ose orën pa e prekur fare paisjen, por vetëm duke e shpalosur atë dhe njoftimet do të bëhen automatikisht të dukshme. Gjithashtu sipas krijueseve të këtij telefoni në momentin që të dyja pjesët e telefonit do jenë të hapura, ai do marr madhësinë dhe funksionet e një tableti.

Edhe Samsung dhe Apple nuk mbeten pas në këtë garë.Samsung ka deklaruar se po punon të krijojë celular me ekran fleksibël, LED organik që pritet ta quaj Galaxy X.Ndërsa apple po punon për ndërtimin e një smartphone që hapet dhe mbyllet si libër.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF