KreuStil Jetese

Si të mos ndihesh i vetmuar edhe kur jeton vetëm? Epo ja disa mënyra

“Sa më shumë më lë vetëm, aq më shumë shkëlqej”, thotë shkrimtarja italiane, Alda Merini. Por nuk është gjithmonë kaq e thjeshtë. Në shumicën e rasteve, të qenit vetëm shihet si një situatë e trishtë e negative. Por në vend që ta konsiderojmë vetminë si një armike, do të ishte më mirë që ta shohim si një enë për t’u mbushur çdo ditë.

A e keni kuptuar ndonjëherë se të qenit vetëm stimulon krijimtarinë? Mungesa e syve të jashtëm ndihmon në lirimin e imagjinatës.  Dhe mos harroni se ekziston një dallim në mes të ‘qenit e vetme’ dhe ‘ndjenjës së vetmisë’. Dhe ndjenja e gjendjes së parë ose të dytë, varet vetëm prej nesh. Në shumicën e rasteve, ai që është vetëm, është sepse kështu ka zgjedhur më shumë se sa një problem. Kjo nuk do të thotë se nuk mund të keshë miq apo të dashur me të cilët të kalosh kohën. Në të vërtetë, më shumë ndihemi të vetmuar kur jetojmë me dikë e na lënë pas dore se sa kur jetojmë vetëm.

Po atëhere, pse ideja e të qenit vetëm na frikëson kaq shumë? Në fakt nuk i trembemi më shumë mungesës së pranisë të të tjerëve, se sa takimit ballë për ballë me problemet, ankthet e shqetësimet tona. Dhe këtu hynë sërish në lojë vetëvlerësimi i ulët. Nëse nuk besoni në veten tuaj dhe mendoni se nuk keni arritur asgjë, është e lehtë të ndiheni të vetmuar e të humbur. Por vetëlerësimi është një ndjenjë që ndërtohet me kalimin e kohës, duke kultivuar dashurinë për veten tonë, duke ditur se si të kujdesemi për të, si t’i japim energji e qetësi. Dhe kjo do të na ndihmojë më tej të zgjedhim lirisht çfarë të ndajmë, kur ta ndajmë e me kë ta ndajmë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF