KreuStil Jetese

Pesë gjëra që duhet të dini pasi i keni dhënë fund një marrëdhënie!

Përfundimi i një historie dashurie është gjithnjë i dhimbshëm, e kjo më së shumti për femrat. Por çdo gjë kalon, prandaj sado e dhimbshme qoftë, edhe shija e hidhur e një ndarjeje do të largohet. Thuhet se koha shëron çdo gjë, por në këtë rast do të ishte më mirë t’i përshpejtonim pak gjërat, prandaj po ju japim disa këshilla se çfarë duhet të bëni pasi keni përfunduar me zemër të thyer.

Po, do të dashuroni, dilni në një takim, do të bëni seks sërish. Duket shumë e vëshirë në fillim, por do të vijë dikush që do t’ju tërheqi sërish dhe ai do të ndjejë të njëjtën gjë për ju.

Përdorini miqt tuaj, por jo përgjithmonë. Dhimbja e një ndërprerje do të shërohet, pro çdo gjë ka kohën e vet. Ju mund të merrni një muaj pushim dhe të bëni viktimën e të sëmurën në sy të miqëve, kështu për t’u llastuar disi. Bëni mirë sigurisht, askush nuk do t’ju ndihmonte më mirë se sa miqtë, por kujdes mos abuzoni.

Nuk ka një afat kohorë në të cilin ju duhet ta harroni dikë. Secili nga ne ka në grupin shoqërorë atë me zemër akulli që gjithmonë do t’ju thotë se duhej t akishit kaluar tashmë dhimbjen. Njerzit insistojnë në këto afate arbitrare, por nëse përpiqesh ta detyrosh zemrën tënde do të jetë më keq. Lëreni trishtimin të marrë frymë dhe të largohet kur t’i vijë koha.

Është në rregull nëse e urreni ish-in tuaj për një minutë. Por mos u përpiqni ta mbani atë zemërim përgjithmonë. Mospranimi se si ndjeheni në një moment është e pakuptimtë.

Nuk është faji yt. Nuk përfundoi sepse ju nuk ishit mjaftueshëm e mirë për atë, në asnjë mënyrë! Nuk ekziston një gjë e tillë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF