Ashtu siç do nënë tjetër, Skei Hanlon e pati të pamundur që të gjejë kohë për stërvitje pas lindjes së dy fëmijëve. Nëna e dy fëmijëve, nga Melbourne, shkoi deri në 85 kg sepse konsumonte ushqime të shpejta dhe në racione të mëdha. E zënë me punë dhe jetën familjare, 41-vjeçarja tregon se pesha e rëndë i shkaktoi edhe një dëmtim në shpinë. Pasi iu nënshtrua një operacioni në shtyllën kurrizore, financierja e kishte edhe më të pamundur që të kryente aktivitet fizik.
Deri në një moment kur e ndau mendjen njëherë e mirë dhe iu vu një maratone që do ta ndihmonte të transformonte trupin në vetëm 12 javë. Pasi mori edhe konfirmimin e mjekut për të kryer aktivitet fizik, ajo ndërmori një nismë 12-javore në palestër.
“Stërvitesha 10 herë në javë”, tregon Hanlon. Gjatë stërvitjes bënte kardio, ushtrime force, biçikletë, vrapim dhe ngritje peshash. Po humbisja 1 kilogramë çdo javë. Nuk mund të ngrija pesha shumë të rënda për shkak të shpinës, megjithatë më pëlqejnë ushtrimet kardio dhe ato të forcës. Gjithçka lidhet me fuqinë e mendjes, si edhe kontrollin në atë që fut në gojë”, tregon ajo. Pas një sfide 12-javore, znj. Hanlon – që shkoi nga masa 14 në 8 – humbi plot 15 kilogramë.“Është mirë të dalësh tani për vrap dhe të mos e ndiesh tundjen e belit, shpresoj që të nis një gjysmë maratone tjetër deri në fund të vitit” ”, thotë ajo.
Dieta ushqimore e Skei
Mëngjes: Tost i bërë në shtëpi me spinaq, vezë dhe dy lugë gjelle bollgur.
Çaji i mëngjesit: Kafe e zezë
Dreka: 100 gramë mish pule dhe 70-100 gramë perime jeshile
Mesvakti i pasditës: Një frut dhe bajame
Darka: 100 gramë proteina dhe 70-100 gramë sallatë ose perime.



Për të jetuar gjatë nevojitet karakter


Simptomat e leuçemisë dhe nxitësit e saj










Kush janë çifet që ndahen më shpejt




