Është ende herët për të bërë plane për verën, por nga ana tjetër nuk mund të mbetemi indiferentë ndaj imagjinatës. Deti dielli, qielli i pastër, temperaturat e larta – kombinimi perfekt për atë çka ndryshe e quajmë relaks total. Arratisemi nga monotoni dhe i ftohti i dimrit, për të risjellë një tjetër formë të vetes, në kushtet më të mira të mundshme.
Edhe pse ka një pakicë njerëzish që preferojnë klimën malore, gjatë ditëve më të nxehta të vitit shumica rendin pas bregdetit ose çdo lloj destinacioni tjetër ku përfshihet…uji! Kështu, piketojmë një destinacion për të kaluar pushimet si duhet, ndërkohë kërkojmë pak më shumë se sa thjesht det apo liqen. Dëshirojmë të shijojmë nga afër mrekullitë e natyrës, aty ku uji dhe toka bëhen një në çdo aspekt të mundshëm.
E ku ka më bukur se sa pastërtia totale? Të shikosh gjithçka ka poshtë, edhe kur ke notuar deri në thellësi? Nëse keni nevojë të shkëputeni pak nga përditshmëria dhe koha e vrenjtur, atëherë ne ju ftojmë të njiheni me dhjetë destinacionet më përrallore në botë, që do t’ju bëjnë të mendoni për ca kursime mënjanë, që kjo verë, ose ajo pasardhëse, t’ju gjejë pikërisht në vendet e poshtpërmendura. Do të mahniteni!
Bahamas
Bodrum, Turqi
Jenny Lake, Wyoming
Hanauma Bay, Hawai
Cala Macarelleta, Spanje
Dalmatian Coast, Kroaci
Liqeni Tahoe, Kaliforni
Maldive
To Sua Ocean Trench, Samoa
Koh Phi Phi Don, Tajlande


Për të jetuar gjatë nevojitet karakter


Simptomat e leuçemisë dhe nxitësit e saj










Kush janë çifet që ndahen më shpejt





