KreuStil Jetese

Koleksioni i ri nga ZARA, do t’ju ndryshojë konceptin mbi garderobën e pranverës!

Është e kot të merremi ende me dimrin. Nuk po themi se është larguar përfundimisht, por nga ana tjetër të gjithë i kemi kthyer sytë nga pranvera. Presim me padurim të ndryshojmë garderobën, ndërsa dyqanet e veshjeve janë mbushur me koleksionet muajve në vijim. Ndërsa, emri më i dashur për ju, ka rendur pas plot risive, që do t’ju bëjnë të filloni kursimet që tani për blerjet në vijim.

Po flasim për ZARA-n dhe koleksionin e ri të pranverës. Gjithmonë plot surpriza, këtë herë vëmendja është përqendruar tek ngjyrt, por edhe dizenjot. Këpucët shik janë gjithçka ju duhet për periudhën më të dashur të vitit, ndërsa modelet e gjera do t’ju shoqërojnë si në rrugë, ashtu edhe në festa. Aksesorët, tashmë një pjesë e pandashme e ZARA-s, vijnë të frymëzuara nga moda e viteve ’70-’80, për t’ju sjellë një larmishmëri kombinimesh.

E nëse nuk na besoni, mjafton t’i hidhni një sy imazheve të mëposhtme, për të kuptuar se ëndrrat për të filluar ‘shopping’ nisin që në këtë moment! Ne ju përgatitëm…