“Do t’i thyej këmbët”. Akuza të reja nga Salma Hayek për rastin e Weinstein. Këtë herë, një intervistë për Oprah Winfrey, aktorja ka treguar për vuajtjet e saj në marrëdhënien me producentin e njohur. “Në vitin 2002, kur po xhironim filmin “Frida”, Weinstein i tha regjisorit, Julie Taymore se do të kishte dashur të më thyente këmbët”, tha aktorja meksikane. Ajo është rikthyer të tregojë tmerret e përjetuara në lidhje me rastin që ka tronditur kinemanë amerikane.
Aktorja tregoi se ndjehej e turpëruar për faktin që nuk i kishte treguar menjëherë kërcënimet e producentit. “Kam mbrojtur gjithmonë viktimat e abuzimeve dhe për këtë kam tradhtuar vlerat e mia duke qëndruar e heshtur për shumë kohë, por besova se duke e shtuar veten në pjesën e akuzuesve do të ishte e kotë”, tha ajo.
Aktorja vazhdon më tej duke rrëfyer: “Ndjeva se dhimbja ime ishte më pak e rëndësishme se e të tjerëve dhe se nuk kishte arsye për mua të flisja, sepse ajo që më ndodhi mua mund ‘tu kishte ndodhur të gjithëve. Por më pas kuptova se duke bashkuar në beteja të tilla ne mund t’ia dalim. Kjo nuk është një dramë, nuk bëhet fjalë për dhimbje, është diçka e fuqishme që mund të bëjmë për t’i ndryshuar gjërat. Në xhirimet e filmit “Frida” më kërcënoi me vdekje dhe donte që të xhiroja skena nudo seksi me aktorin protagonist, duke më thënë se nuk do ta linte filmin të dilte në kinema nëse do të kundërshtoja”.




Beckham merr një tjetër nismë






Aktiviteti fizik, ilaçi më i mirë për artritin



Studim/ ‘Magjia’ e brokolit ndaj kancerit






