KreuStil Jetese

Këto lloj mbathjesh duken për mrekulli, por ja 13 raste që nuk duhet t’i vishni kurrë!

Të brendshmet janë ato që na bëjnë të ndihemi seksi edhe para pasyqrës. Zgjedhim komplete të ndryshme, jo vetëm për kënaqësinë e partnerit, por edhe atë vetjake. Me dantella apo të mëndafshta, këto veshje të poshtme janë më të domosdoshmet ndër të tjerat.

Me evolimin e kohës, gjithnjë e më shumë vajza kanë tendencën të përdorin mbathjet-tanga, edhe pse një model i tillë nuk pranohet nga të gjithë. Disa shprehen se iu krijojnë bezdi, por ka dhe nga ato femra që nuk i ndajnë nga koleksioni i tyre i të brendshmeve. Dhe le ta pranojmë: një stil i këtij lloji nxjerr në pah gjithë feminitetin e mundshëm.

Por, sa shpesh duhet t’i veshim ato? A përbëjnë rrezik nëse i përdorim gjithmonë? Në fakt, ekspertët dhe gjinekologët zbulojnë se ka disa raste në veçanti kur duhet të harroni të vishni tanga. Më poshtë do të gjeni trembëdhjetë raste, që eleminojnë në mënyrë të padiskutueshme përdorimin e këtij modeli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF