KreuStil Jetese

Ju pëlqen pranvera? Silleni më shpejt në shtëpinë tuaj me këto ide arredimi

Qielli gri, rrëketë e shiut, virozat sezonale… dimri është ende në ditët e tij më të mira dhe ne mezi po presim t’i urojmë mirseardhjen pranverës me aromat dhe ngjyrat që ajo sjellë. Dëshirën për ndryshim mund ta sjellim edhe në shtëpinë tonë, duke ju gëzuar, sigurisht luleve. Prandaj po ju japim disa ide për t’i dhënë shtëpisë suaj një ajër të freskët pa u shpenzuar shumë.

Jo vetëm dritare

Me ngjyra, të gëzuara e me lule! Perdet mund të bëjnë vërtetë diferencën në një ambient. Nëse do t’i japim atyre pamje origjinale, atëhere e gjithë shtëpa do të duket si me një ambient të ri pa asnjë lloj shpenzimi ekstra.

Pikturat

Një kornizë e zbrazët që rrethon disa bimë, një poster që dhuron gëzim, iris ose tulipanë që rriten në një vazo pas divanit. Me shumë pak shpenzime mund të bëni goxha ndryshime, mjafton vetëm të lini imagjinatën të bëjë punën  e saj.

Dëshirë për përkëdhelje

Për ata që janë më te ndjeshëm, disa vazo transparente të mbushura me lule, do ta kthenin ajrin e ambinetit tuaj të mbushur me romatizëm poetik.        

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF