Një studim i realizuar në Dallas ka nxjerrë përfundimin se çiftet të cilët kanë tendencën për të fituar peshë, janë të lumtur, ndërkohë që ndodh krejt e kundërta me çiftet të cilët kanë tendencë të humbin në peshë.
Sipas këtij studimi, çifet që kanë tendencë të humbin në peshë janë më të prirur drejt një divorci. Studimi është shtrirë në një periudhë katër vjeçare dhe ka marrë në studim 160 çifte, nga të cilët ka gjetur se sa më i lumtur të jetë çifti, të dy bashkëshortët kanë tendencë të fitojnë në peshë.
Ndërsa te çiftet në krizë, shtimi në peshë është më i pakët. Në lidhje me të divorcuarit, tek ata ka një tendencë të fortë për dobësim. Sipas studiuesve, të divorcuarit kurohen më shumë për pamjen fizike për të kënaqur të tjerët.
Studimi ka gjetur se qetësia në çift dhe lumtura sjell një gjendje të qetë për trurin, i cili stimulon edhe shtimin e oreksit duke sjellë rritjen në peshë. Prandaj nëse jeni çift dhe keni filluar të shtoni në peshë, mos u shqetësoni, është thjeshtë një shenjë e cila tregon s eju jeni të lumtur.