Mesatarisht kalojmë 25 vite të jetës sonë duke fjetur.
Kjo është e nevojshme, sepse marrja e pushimit të duhur është jetësore për trupin tonë. Të fjeturit mirë ka shumë përfitime- jo vetëm që “ringjall” trupin, por edhe ndikon edhe në gjendjen tonë shpirtërore, emocionale dhe psikologjike. E dimë që koha është e çmuar, kështu që është shumë e rëndësishme që koha që kalojmë duke fjetur të jetë shpenzuar mirë.
Bright Side na sjell një analizë të thellë të pozicioneve të ndryshme të gjumit dhe është në dorën tuaj të zgjidhni të duhurin.
Pozicioni i ‘ushtarit’
Të fjeturit me shpinë dhe duart tuaja në anë është konsideruar si pozicioni më i mirë i gjumit. Ky pozicion është pak a shumë i ngjashëm me ‘Savasana’ në yoga. Të fjeturit në këtë mënyrë ka shumë përfitime shëndetësore:
Pozicion i përkryer për të pushuar shpinën, qafën dhe krahët
Heq pagjumësinë
Ndihmon në ruajten e formës së gjoksit
Redukton shanset e dhimbjeve të kokës
Parandalon rrudhat e fytyrës
Të këqijat
Probabiliteti që të gërrhisni është më i lartë
Ndikon negativisht në një fetus
Mund të shkaktojë dhimbje mesi
Zgjidhja
Provoni të flini në shpinë, pa një jastëk. Në këtë mënyrë trupi juaj do jetë në një pozicion neutral dhe mund të ndihmojë në uljen e gërhitës.
Duke përdorur një jastëk të madh nën gjunjët tuaj do të ndihmoni në mbështetjen e kurbës natyrore të shpinës suaj.
Pozicioni i yllit
Ky pozicion është i ngjashëm me pozicionin e ‘ushtarit’ dhe ka pothuajse të njëjtat karakteristika për sa i përket të mirave, e ndërsa e keqja e të fjeturit në këtë mënyrë është presioni që ushtrojnë krahët e hapura tek nervat në shpatull duke shkaktuar dhimbje.
Zgjidhja
Shmangni përdorimin e një jastëku duke fjetur në këtë pozicion për të lejuar kokën, qafën dhe shpinën tuaj të pushojnë në një pozicion natyror.
Pozicioni i ‘trungut’
Nëse zgjidhni këtë pozicion, ju këshillojmë që të flini në anën e majtë në mënyrë që organet jetësore të pushojnë më mirë.
Të mirat
Pozicioni ideal i gjumit për shtyllën kurrizore
Parandalon dhimbjen e mesit dhe të qafës
Ky është pozicioni më i mirë i gjumit për gratë shtatzëna
Të këqijat
Meqë këmbët tuaja janë të vendosura nëra mbi tjetrën, qëndrimi për një kohë të gjatë në këtë mënyrë ju shkakton dhimbje mesi
Fjetja nga njëra anë mund të çojë në plakjen e lëkurës, rrudhat e fytyrës
Në disa raste, mund të shkaktojë edhe dhimbje të qafës
Zgjidhja
Meqë ky pozicion mund të shkaktojë dhimbje të qafës për shkak të mbështetjes jo të duhur, rekomandohet të përdorni një jastëk të madh
Vendosni një jastëk në mes të kofshëve në mënyrë që këmba e sipërme të mos peshojë në këmbën e poshtme
Të fjeturit nga njëra anë me këmbët e mbledhura dhe duart e përkulura poshtë kokës njihet si pozicioni ‘Yearner’’. Këshillohet që të shtriheni në anën e majtë në mënyrë që organet tuaja jetësore të pushojnë më mirë.
Të mirat
Parandalon dhimbjet e qafës dhe të shpinës.
Lehtëson urthin
Lejon trupin të pastrojë mbetjet nga truri në mënyrë më efikase dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të çrregullimeve si Alzheimer dhe Parkinson.
Hulumtimet tregojnë se njerëzit që flenë në këtë pozicion kanë më pak gjasa të zgjohen në mes të natës. Kjo për shkak të rehatisë që merr trupi.
Të këqijat
Kufizon rrjedhën e duhur të gjakut dhe vendos presion mbi nervat, të cilat mund të çojnë në dhimbje në shpatulla dhe në krahë
Kompresimi nervor mund të vendosë një tendosje në organet e brendshme si stomaku, mëlçia dhe mushkëritë
Mund të shkaktojë prishje të formës së gjoksit dhe plakje të parakohshme të lëkurës
Zgjidhja
Flini në një jastëk saten për të zvogëluar shanset e rrudhave të fytyrës
Vendosni një jastëk në mes të gjunjëve për të mbështetur këmbën tuaj të sipërme
Pozicioni i fetusit
Ky është pozicioni i preferuar për shumicën e vajzave. Mbi 41% të të anketuave preferojnë këtë pozicion për të fjetur. Këshillohet që të shtriheni në anën e majtë në mënyrë që organet tuaja jetësore të pushojnë më mirë.
Të mirat
Redukton gërhitjen në mënyrë të konsiderueshme
Një nga pozicionet e preferuara për gratë shtatzëna
Të këqijat
Shkakton dhimbje qafe dhe mesi
Shkakton rrudha në fytyrë
Zgjidhjet
Përdorni një jastëk të fortë për të mbështetur kokën tuaj
Pozicioni ‘rënie e lirë’
Ky është pozicioni që asnjë nga ekpertët nuk e rekomandojnë.
Të mirat
Probaliteti për të gërhitur është më i vogël
Të këqijat
Vendos një tendosje në shpinë dhe shkakton dhimbje në qafë dhe mesi
Krijon formimin e rrudhave
Ushtron presion në organet jetësore
Zgjidhja
Provoni që të merrni një pozicion i cili anon në njërën anë, jo totalisht me bark.



Përfitimet shëndetësore nga “çaji i perëndive”


Osteoporoza luftohet me ushtrime fizike





Miqtë të mirë, shëndet i mirë

Jeni të shëndoshë? Ja çfarë thotë studimi








