KreuStil Jetese

TEG-u shndërrohet në folenë e dashurisë për çiftet në 14 shkurt!

Ka histori të ndryshme se si ka lindur Shën Valentini, por për diçka është e sigurt: është festa e dashurisë, dedikuar plotësisht partnerit ose partneres.

Disa zgjedhin që të mos e festojnë, nisur nga fakti që mendojnë se është komercializuar shumë si festë, për disa ka ‘Shën Valentin’ gjithmonë, e ndërsa të tjerë përpiqen që ta bëjnë sa më të veçantë këtë ditë, që të mbetet gjatë në kujtimet e tyre.

Një ndër arsyet kryesore që shumë prej çifteve të reja detyrohen që të mos kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre, janë pikërisht shpenzimet e shumta që duhen për të bërë një dasmë…por TEG-u ka zgjedhur që t’u bëjë dhuratën më të bukur çdo të dashuruari për 14 shkurt: ai është shndërruar në folezën e tyre të dashurisë.

Nuk ka më pamjen e një qendre tregtare, por të një ambienti perfekt për të bërë dasmën e ëndrrave: tavolina të zbukuruara deri në detaje nga AMI Event, muzikë të mirë, hapësirë e mjaftueshme për të kërcyer të ftuarit, por edhe “të paftuarit” të cilët i bashkohen gëzimit të çiftit. Kjo tashmë është kthyer një traditë në TEG, e cila po organizohet prej disa vitesh.

Kaq shumë nuse në një ditë nuk ndodh t’i shihni shpesh…por vetëm një ditë, në 14 shkurt, në TEG.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF