KreuStil Jetese

Këto janë peliçet dhe xhaketat me pellush që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj!

Edhe pse nuk ka mbaruar ende shkurti, të gjithë i kemi kthyer sytë nga pranvera. Nuk ka asgjë të keqe, vetëm mos harroni që ju presin edhe ca ditë të ftohta marsi në vijim. Megjithatë, kur vjen puna tek blerjet e reja, sezoni jo gjithmonë ka rëndësi.

Investojmë për vitin e ardhshëm, në ato çka nuk do të dalin kurrë nga moda. Kështu, përplotësojmë garderobën pak nga pak, duke mos menduar më gjatë mbi shpenzimet. Sepse, një investim i mirë sot, sjell fryte për të nesërmen. E kur flasim për dimrin, xhaketat me pellush apo peliçet janë ideale për stinën më të ftohtë të vitit.

Përpos komfortit, paraqitja tipike plot feminitet do të bëjë diferencën. Do të dukeni shik kudo që shkoni, ashtu sikurse do të krijoni stilin tuaj personal pa u munduar shumë. Më poshtë do të gjeni modelet që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF